Të enjten do të vijë në Shqipëri për një vizitë zyrtare Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas një njoftimi për shtyp, Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Bëhet e ditur se takimi me kreun e shtetit do të zhvillohet në orën 16:00.
Vizita e Stoltenbergut në Tiranë vjen pas 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist dhe nisjes së demokracisë. (shekulli)