Kriza e emigrantëve, Rama: Gati për t’u bërë pjesë e zgjidhjes europiane

rama DimitrisKriza e emigrantëve të larguar nga zonat në konflikt dhe perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE kanë qenë temat kryesore të diskutimit mes kryeministrit Rama dhe Komisionerit europian të Migrimit, Dimitris Avramopoulos.

Rama dhe Avramopulos shprehën mendimin se kriza migratore me të cilën përballet sot Europa ka nxjerrë në pah nevojën për një përgjigje kolektive duke evidentuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të përforcuar mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka siguruar zyrtarin e lartë të Brukselit se Shqipëria do t’u qëndrojë besnike vlerave europiane, angazhimeve të ndërmarra për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët europiane kundrejt krizës së refugjatëve duke theksuar se vendimet unliaterale nuk shërbejnë në zgjidhjen e krizës.

“Shqipëria është gati, sikundër ka qenë dhe do jetë gjithmonë gati brenda mundësive dhe kapaciteteve tona për të marrë rolin e saj, në kuadër të një plani të përbashkët të Bashkimit Europian” u shpreh Rama.

Ndërsa Komisioneri europian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos, shprehu vlerësimin për gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj dhe shtoi se Bashkimi Europian do ta mbështesë atë në çdo hap.

“Shqipëria nuk është vetëm, Bashkimi Europian është në krahun tuaj dhe lejomëni t’ju përgëzoj me mirënjohje që pavarësisht se ju nuk jeni një vend anëtar i BE-së, qëndrimet tuaja janë besnike ndaj vlerave e parimeve prej të cilave çdo vend anëtar i BE-së duhet të udhëhiqet në çdo qëndrim”, tha ai.​

/ Shekulli Online / 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>