Kriza greke dhe ekonomia shqiptare

banka e shqiperiseStudiuesit në Tiranë pohojnë se kriza ekonomike greke do të ndikojë negativisht më shumë tërthorazi sesa drejtpërdrejt mbi ekonominë shqiptare, por nuk ka arsye për panik.

Sipas tyre, në përputhje me gjendjen e rajonit, Shqipëria nga ana e saj duhet të kryejë me këmbëngulje reformat dhe rritjen ekonomike.

Drejtuesi i Qendrës për Kërkime ekonomike, Zef Preçi, thotë që në të dy rastet, nëse Greqia del apo jo nga eurozona, kriza e saj ndikon negativisht mbi ekonominë shqiptare.

Analistët pohojnë se statusi i emigrantëve, i sistemit bankar dhe investimeve të huaja mund të ngadalësojnë zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, Olti Rrumbullaku, thotë se ekonomia shqiptare nuk është fort e lidhur me atë greke, përveç një pjese të vogël në shërbime telefonike dhe bankare. Me Italinë është e lidhur shumë më tepër.

Bankat greke në Shqipëri janë të pavarura me ligj nga bankat mëma dhe mund të shkëputen shumë lehtë prej tyre.

Sipas tij, bankat greke u këshilluan disa vjet më parë që të mos ekspozohen shumë ndaj rreziqeve dhe në fakt ato janë të mirëkapitalizuara dhe kanë dhënë më pak kredi.

Studiuesit pohojnë se vendet e Ballkanit po kryejnë shumë sakrifica dhe reforma për të përmbushur kërkesat e antarësimit apo hapjen e negociatave.

Ata ndruhen se duke u marrë me daljen e një vendi antar nga brenda, BE nuk do të merret shumë me vendet e tjera që aspirojnë antarëismin nga jashtë.

Analistët pohojnë se vendet e rajonit duhet të punojnë vetë për rritjen ekonomike, dhe të mos presin ndonjë shtim të investime europiane, sepse nuk ofrojnë ndonjë avantazh konkurrues.

Sipas profesor Rrumbullakut, kompanitë greke janë tërhequr gradualisht nga Shqipëria si në tregjet e karburanteve, telefonisë etj. I vetmi shqetësim janë emigrantët shqiptarë në Greqi, që po vuajnë njëlloj si banorët grekë, por ata ka disa vite që i kanë ulur afër zeros dërgimin e parave në Shqipëri.

Ndërsa Zef Preçi nga Qendra për Kërkime Ekonomike, thotë se shqiptarët e pasur në Greqi mund të shkojnë vende të tjera, nëse nuk gjejnë në atdheun në atdheun e kushte më të lehta për të bërë biznes.

Studiuesit besojnë se shqiptarët mund të kthehen në atdhe nëse kanë më shumë shpresë për forcimin e ligjit dhe tregje të rregullta, në të kundërt, ata integrohen në jetën e shteteve të tjerë.

Sipas tyre, kjo krizë e greqisë në raportet me BE as do të largojë bankat greke nga Shqipëria as do të kthejë emigrantët.

Por kjo gjendje do të ndikojë negativisht jo drejpërdrejt në shumë mënyra mbi ekonominë shqiptare, e cila është prej shumë vitesh me një rritje minimale e të papërfillshme. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>