Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barak Obama dhe Nënpresidentin Joe Biden. Në mbyllje të bisedimeve, Kryeministri Rama u ndal dhe dha përshtypjet e tij në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku theksoi se takimi kishte nënvizuar partneritetin e rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara:

“Takimi i kaloi parashikimet në kuptimin e kohës dhe nga ana tjetër mund të them se kaloi parashikimet në kuptimin e atmosferës shumë miqësore ku dëgjuam fjalë të shkëlqyera për Shqipërinë, për përpjekjet tona dhe, sigurisht, edhe ndamë së bashku bindjen se ky është një partneritet që duhet të vazhdojë të forcohet dhe se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon, gjë për të cilën faktikisht morëm përgëzime dhe inkurajim shumë të madh. Dinamika e re e politikës sonë të jashtme ka sjellë një rritje shumë të  ndjeshme të reputacionit të vendit tonë edhe në sytë e vetë partnerëve tanë dhe sot ky është një fakt i provuar edhe në Shtëpinë e Bardhë,” tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.(voa)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>