Kombëtarja shqiptare dhe tifozët kuqezi tashmë i kanë sytë nga ndeshjet e fundit në grupet E dhe F edhe pse shanset tona janë minimizuar në maksimum.
Gjermania e Lëv nuk i shërbeu aspak përfaqësueses tonë pasi nuk arriti të shënojë 4 gola në portën kundërshtare. Përveç kësaj fitorja e Turqisë 2-0, e kualifikoi Irlandën e Veriut dhe e futi në lojë kombëtaren e Terim e cila në ndeshjet e fundit do të jetë me zemër në dorë ashtu si kuqezinjtë.
Matematika na lejon të ëndërrojmë dhe tani shpresat tona janë të varura, tek Italia dhe Belgjika ne grupin e dhe Hungaria ne grupin F.
Një nga variantet që na ndihmon neve është që Italia dhe Belgjika të fitojnë ose të barazojnë ndeshjet e fundit përkatësisht ndaj Republikës së Irlandës dhe Suedisë.
Por përveç na nevojitet edhe një rezultat tjetër. Ka shumë pak shanse të ndodhë, por ajo që e kualifikon Shqipërinë për në raundin tjetër është humbja e Portugalisë ndaj Hungarisë, çka do të thotë që Portugalia të eliminohet nga Francë 2016.
Fati na braktisi në 2 ndeshjet e para me Zvicrën dhe Francën, tani shpresojmë që në 90 minutat e fundit në 2 grupet E dhe F, fati të jetë me kuqezinjtë e De Biasit.
/ Top Channel