Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Breaking” me Fiori Dardhën se largimi i Sali Berishës do ta bashkojë Partinë Demokratike.
Ai tha se Berisha mund të tërhiqet në bazë të benefiteve që do t’i japë Washingtoni, por për këtë nuk tregoi diçka konkrete.
“E kam planifikuar të kemi disa diskutime me Bashën. Mendimi im është që nuk duhet goditur dhe të jetë e përçarë akoma PD-ja se nuk fiton dot. Atëhere si të bashkohen këto. Duhet forcuar krahu i Bashës akoma, por jo të neglizhohet krahu tjetër. Vetëm kjo do ta bindi politikisht Saliun të tërhiqet. Tërheqja e tij bashkon partinë me një kongres të ri dhe Rama dobësohet. Berisha mund të tërhiqet por mvaret nga benefitet që do t’i Japë Ëashingtoni. Por unë thash mvaret, nuk e di unë”, u shpreh ai.
Ngjela pretendoi se mund të ketë bashkim i të paktën një federate mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi në Ballkanin Perëndimor nuk mund të jenë dy shtete shqiptare.
Ndër të tjera avokati shtoi se Amerika po mbron botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor sepse ka interesin e saj politik.
“Kurti është ai që e krijon këtë konkurrencën politike. Nuk ka konflikt individual. Kurti e ka nxjerrë sepse ai është më i informuar për mendimin amerikan dhe mendimin e forcave europiane që mbajnë Kosovën. Nuk mund të rrinë dot dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është luks i madh dhe ata duhet të bashkohen mos të ketë nevojë për ndihma anësore. Mesa shoh unë Kurti duhet të jem unë kryeministër. Po do bëhet brenda 2-3 vjetësh ky bashkim, këtu e djathta është e përçarë në mënyrë drastike.
Lindin probleme, do bëhet bashkimi i të paktën një federate mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shenjat janë që po, se Amerika ka heshtur deri tani por nuk dihen sesi janë planë. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka një mbrojtës të madh që është Amerika, nuk e mbron se ka racën dhe gjuhën e vet, por është interes i madh politik, se pa botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor dobësohet shumë lufta kundër Rusisë. Këtu konkurrenca është rusi-amerikane në borën shqiptare të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
“Nuk ka turistë rusë në Shqipëri, janë agjentë të kamufluar”/ Ngjela: Ukraina ka marrëdhënie të mira me Serbinë
Avokati Spartak Ngjela deklaroi se në Shqipëri nuk vijnë turistë nga Rusia, por ata janë agjentë të kamufluar.
Kjo deklaratë i referohet kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që vendi ynë të mos lejojë futjen e turistëve rusë, kjo për shkak të luftës në vendin e tij.
“Nuk mendoj që do ta pranojë Rama, shumica e tyre janë individë që punojnë për Rusinë. Ku ka turistë. Por Shqipëria ku çan kokë. Janë agjentë të Rusisë të kamufluar, jo të gjithë por një numër i lartë i tyre. Ma kanë thënë këta që kontrollojnë pasaportat, janë oficerë të tërë. E mbani mend tek çadra e Bashës, ishin të gjithë oficerë”, deklaroi ai.
Ngjela foli edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Ukrainë, kjo sipas tij ndodh për shkak të marrëdhënieve të mira të këtij të fundit me Serbinë.
“Nuk dimë shkakun përse Ukrainë nuk e njeh Kosovë. Kam përshtypjen se Ukraina dhe Serbia kanë ende marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, qoftë andergraund, s’ka rrugë tjetër. Pyetja logjike që bëhet është, se kush nuk e dëshiron njohjen e Kosovës, Serbia. Serbia është e lidhur me Moskën, me kë e ka lojën politike, mosnjohja e Kosovës nga këta është pikërisht o më njërin o me tjetrin, por duket se do të zbusë marrëdhëniet me Serbinë, i cili është shtet i Rusisë“, u shpreh Ngjela.
Top Channel