Largohet nga detyra me vetting, Besa Nikëhasani, prokurorja e Apelit të Shkodrës

BesaProkurorja e gjykatës së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, u shkarkua nga detyra sot për shkak të mosjustifikimit të pasurive të saj.

Komisioni përzgjedhës e mori këtë vendim sepse, “pas verifikimit rezultoi se Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro”.

Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.

Ajo tha se apartamenti ishte blerë me paratë e shitjes së 10 dynymëve tokë nga ana e bashkëshortit, ndërsa makinën e ka blerë për shkak se i vendosën tritol, dhe se disa herë kanë tentuar t’i shkaktojnë aksident me automjetin e vogël.

“Unë e kam deklaruar banesën në Lezhë qysh më 2004 në ILDKPI. Ky vendim është i padrejtë dhe nuk e kam shkelur ligjin kurrë. Prej 14 vite shkoj nga Tirana në Shkodër dhe kam përfaqësuar shtetin për 43 vrasje në një vit, i jam përkushtuar më shumë punës dhe ma pak familjes” – tha ajo.

Nikëhasani është prokurorja e parë që i bashkohet listës së dy gjyqtarëve, që u përjashtuan nga detyra gjatë proceseve të para të vettingut. Deri tani vetëm një gjyqtare e ka kaluar pozitivisht këtë proces. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>