Lu: Në Shqipëri duhet të paguash për drejtësinë

Ambasadori LuAmbasadori amerikan në Tiranë , Donald Lu, bëri një tjetër kritikë ndaj sistemit të drejtësisë shqiptare, ku sipas tij ka shuar shpresat e të gjithë shqiptarëve.

USAID përfundoi projektin e tij 5-vjeçar “Just”, i cili ofroi 10 milionë dollarë në ndihmë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Në ceremoninë e përfundimit të këtij mision, ambasadori Donald Lu theksoi se, “shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë”.

“Shqipëria ka rrugë të gjatë për të bërë për të pastruar sistemin e drejtësisë, por falë projektit “Just”, në Shqipëri tani regjistrohen 80% të seancave gjyqësore”, tha Lu.

Lu tha se mbështet reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, ndërsa evidentoi kontributin që USAID ka thënë për drejtësinë shqiptare.

“Në 5 vite USAID ka dhënë 10 milionë dollarë për drejtësinë. 5 vite më parë një çështje donte 9 seanca, sot duhen 3”, tha Lu.

Diplomati i shtetit amerikan bëri me dije se pavarësisht punës së madhe që e pret vendin, projekti kontribuoi për të sjellë më shumë transparencë në drejtësinë shqiptare.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>