Manjani takon këshilltarët e Merkel: Asistencë gjermane për zbatimin e ligjit

Ylli ManjaniMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në vijim të qëndrimit të tij në Gjermani, ka zhvilluar këtë të mërkurë takime me këshilltarët e kancelares Angela Merkel.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga zyra e LSI-së, sipas të cilit Manjani është takuar edhe me zyrtarë të Bundestagut.

“Biseduam për rritjen e bashkëpunimit politik dhe për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ka deklaruar Manjani, i cili ka saktësuar se një vend të veçantë në bisedime ka zënë edhe reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi ka nevojë për konsensualitet. Kërkohet prezencë e privilegjuar e Gjermanisë në zbatimin e ligjit”, ka thënë Manjani.

Ministri i Drejtësisë ka shtuar më tej se, “qeveria shqiptare është e gatshme për të marrë pjesën që i takon për krizën e refugjatëve”.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>