Marrëveshja e detit me Shqipërinë në 2009 u prish nga Turqia? Rama: Nuk e njihja Erdogan, ja pse e çuam në Kushtetuese…

RamaKryeministri Edi Rama teksa ndodhet në Athinë ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009.

“Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinq. Kjo është e vërteta.  I jam shumë mirënjohës Mitsotakis dhe Denia sepse kanë pasur një qëndrim shumë kontruktiv dhe e kanë shfaqur vullnetin pa u dashur që të kthehemi pas sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke pasur një mendje të qartë. COVID në spitale ne kemi shqiptar dhe njerëz nga pakicat greke po përballen me të njëjtin rrezik na duhet që t’i shohim popujt tanë në vendin e gjithsecilit si një thesar dhe duhet ta ruajmë këtë potencial të jashtëzakonshëm”, tha Rama në përgjigje Bakoyannis.

Në takimin e organizuar ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ishte një nga firmëtaret e marrëveshjes detare me Shqipërinë në 2009-ën. Ajo tha se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese. “Për çështjen e detit me Shqipërisë nuk ndihmon ndërhyrja e palëve të treta. U mërzita kur në 2009 u rrëzua marrëveshja nga Gjykata Kushtetuese. Nga 2009 ende s’kemi arritur një marrëveshje”, tha ajo.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>