Merkel – Rama bisedë përmes një videokonference

Merkel RamaMerkel Ramës: Drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve me Këshilli Evropian.

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një bisedë me Kancelaren Angel Merkel përmes një video konference.

Njoftohet se ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ato ekonomike, për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

“Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” vë në dukje njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i cili i referohet zëdhënësit të qeverisë federale gjermane, Steffen Seibert.

Rama MerkelSipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë gjatë kryeministri shqiptar Rama dhe kancelarja gjermane Merkel biseduan rrreth 60 minuta mbi mbi planin e e investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit në dhjetor.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>