Ministria e Shëndetësisë: 127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.
Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)
Testime totale 44295
Raste pozitive 6016
Raste të shëruara 3155
Raste Aktive 2673
Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1477
Durrës 344
Shkodër 232
Fier 99
Vlorë 97
Kukës 90
Lezhë 86
Korçë 85
Elbasan 53
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 32

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apel drejtuar qytetarëve:

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

 

Task Forca antiCOVID- Kontrollet dhe monitorimet në terren në 24 orët e fundit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1481 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.  Janë marë  në total 12 Masa Administrative me gjobë: 3 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke mos zbatuar protokollet e miratuara. 2 masa administrative me gjobë në bar/kafe/fast Food; 1 Masë Administrative me gjobë në Supermarket. 9 Masa Administrative me gjobë ndaj Individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer  mbi 138 mijë kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë epidemisë dhe janë vendosur 547 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>