Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1405 testime, nga të cilët 302 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjegjësisht janë prekur nga virusi SARS-COV2.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,5 raste në Krujë dhe Librazhd,4 raste në Has dhe Peqin,3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)
- Raste të reja ditore 302
- Të shëruar ne 24 orë 54
- Humbje jete në 24 orë 3
- Testime ditore 1405
- Testime totale 112,969
- Raste pozitive 18250
- Raste të shëruara 10395
- Raste Aktive 7390
- Humbje jete 465
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 3653
- Durrës 724
- Shkodër 494
- Fier 487
- Korçë 459
- Lezhë 369
- Elbasan 334
- Vlorë 285
- Berat 217
- Kukës 178
- Dibër 95
- Gjirokastër 95