Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 912 testime, nga të cilët kanë rezultuar 144 qytetarë pozitivë me virusin Sars-Cov2.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki : 72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
- Raste të reja ditore 144
- Të shëruar ne 24 orë 150
- Humbje jete në 24 orë 4
- Testime ditore 912
- Testime totale 93021
- Raste pozitive 14,410
- Raste të shëruara 8,825
- Raste Aktive 5,185
- Humbje jete 400
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 2695
- Durrës 555
- Shkodër 398
- Lezhë 262
- Korçë 242
- Elbasan 236
- Fier 225
- Vlorë 184
- Kukës 132
- Berat 114
- Dibër 80
- Gjirokastër 62