Ministria e Shëndetësisë: 2108 testime, 505 të shëruar, 661 raste të reja dhe 13 humbje jete

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime dhe 661 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.

 Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, si dhe bizneseve të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.

COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore         661
  • Të shëruar ne 24 orë      505
  • Të shtruar në spitale      433
  • Humbje jete në 24 orë   13
  • Testime ditore              2.108
  • Testime totale          223.784
  • Raste pozitive            49.191
  • Raste të shëruara       25.325
  • Raste Aktive             22.850
  • Humbje jete              1016

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 12187
  • Fier      1774
  • Durrës             1408
  • Shkodër  1154
  • Vlorë  1138
  • Korçë  1136
  • Elbasan  965
  • Berat  882
  • Lezhë  847
  • Gjirokastër  561
  • Kukës              460
  • Dibër  338

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>