Ministria e Shëndetësisë: 85 të shëruar, 171 raste të reja dhe 4 humbje jete

covid tabelaMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 952 testime , nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë .

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2.

Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore                  171
  • Të shëruar ne 24 orë               85
  • Humbje jete në 24 orë             4
  • Testime ditore                         952
  • Testime totale             99,598
  • Raste pozitive             15570
  • Raste të shëruara         9585
  • Raste Aktive               5561
  • Humbje jete                    424

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë  2855
  • Durrës      593
  • Shkodër   414
  • Korçë  291
  • Lezhë        273
  • Elbasan       231
  • Fier               264
  • Vlorë   199
  • Kukës        153
  • Berat   145
  • Dibër   82
  • Gjirokastër   61

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>