Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1413 testime, nga të cilët 295 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjegjësisht janë prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 295
Të shëruar ne 24 orë 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1413
Testime totale 108.782
Raste pozitive 17350
Raste të shëruara 10167
Raste Aktive 6729
Humbje jete 454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3307
Durrës 693
Shkodër 477
Fier 419
Korçë 404
Lezhë 350
Elbasan 293
Vlorë 243
Berat 202
Kukës 172
Dibër 86
Gjirokastër 83