Në rresht për vettingun. Dorëzojnë deklarimet, të paqartë për afatet

VETTINGULigji i vettingut ka hyrë në fuqi, por zbatimi i tij mund të jetë me të papritura për shkak se ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të interpretohen në mënyra të ndryshme.

Me rënien e masës së pezullimit, dyert e Inspektoriatit të Pasurive dhe Drejtorisë për kontrollin e figurës janë hapur sërish që gjyqtarët dhe prokurorët të dorëzojnë formularët e kërkuar nga ligji i vettingut.

Ky ligj përcakton 30 ditë kohë për dorëzimin e tyre, 18 prej të cilave janë konsumuar para pezullimit.

Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron organet ekzistuese të kontrollit të pasurisë dhe të figurës që ta nisin veprimtarinë e tyre vetëm pas ngritjes së insititucioneve të reja të vettingut.

Top Channel komunikoi me disa nga gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan formularët. Ata ishin të paqartë nëse duhet ta kryenin këtë veprim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Por ata pohuan se dorëzimi i formularëve brenda 12 ditëve të mbetura po bëhet për të mos rrezikuar nga çfarëolloj interpretimi që mund t’i bëhet ligjit apo vendimit të Gjykatës Kushteteuse në lidhje me afatet.

Por kjo paqartësi nuk është vetëm tek njerëzit e drejtësisë. Burime nga insitutcionet që protokollojnë formularët e tyre pohuan për Top Channel se po i pranojnë deklaratat pavarësisht se nuk e kanë të qartë çfarë do të bëhet me to, kur organet e vettingut ende nuk janë ngritur.

Në faqet online të dy institucioneve për pasurinë dhe kontrollin e figurës nuk ka asnjë udhëzim të ri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por a është 31 janari afati i fundit për dorëzimin e formularëve?

Kjo pyetje nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare, edhe pse me afatin e dorëzimit të formularëve lidhet ndërprerja ose jo e karrierës së funksionarëve të drjetësisë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>