Në Shqipëri rriten ndjeshëm infektimet me Covid-19 me 182 raste të reja

Të paktën 182 infektime të reja me Covid-19 mes qytetarëve u zbuluan sot, ndërsa dje ishin 149 infektime të reja, dhe 139 të premten.

Shifrat e fundit tregojnë një përshkallëzim në rritje të përhapjes së epidemisë, ndërsa varianti Delta i Covid-19 po qarkullon gjerësisht në vend.

Këtë të dielë nuk u shënua asnjë vdekje nga Covid, por të premten dhe të shtunën, ndodhën 2 vdekje prej Covid-19.

Pacientë aktivë të prekur nga koronavirusi janë 1 mijë e 35 vetë, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.

Testimet janë shtuar mbi 3 mijë e 600 përditë dhe numrat e të prekurve po shtohen.

Qytetarët e infektuar rishtas janë shumica nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Fieri, duke vazhduar edhe në 23 qytete të tjera thuajse në të gjithë Shqipërinë.

Numri i të prekurve gjatë 18 muajve është 133 mijë e 912 vetë, ndërsa humbën jetën 2 mijë e 459 persona nga koronavirusi prej marsit 2020, kur nisi pandemia.

Vaksinimi i popullatës vazhdon dhe gushti është muaji i hapur për vaksinimit anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç.

Autoritetet reduktuan në minimum masat mbrojtëse ndaj Covid-19, madje kanë nxitur një sezon të gjallë turistik dhe qarkullim të shtuar të udhëtarëve nga brenda dhe jashtë vendit.

Por ndërkohë, asnjë qytet i Shqipërisë nuk vlerësohet si zonë e lirë nga Covid-19.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>