Nikolla “Kol” Idromeno

Kole IdromenoKol Idromeno lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër .

Ai ishte artist; piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant, kompozitor këngësh popullore, operatori i parë i filmave dokumentarë në Shqipëri, që më 1912.

 

Thuhet se familja e tij ishte nga më të njohurat e Pargës në Çamëri. I ati, Arsen Idromeno, kishte ardhur në Shkoder nga ishulli Hidro i banuar nga arbëreshët e Greqisë. Kola filloi të pikturonte që kur ishte fëmijë; mësime për vizatim i mori duke qëndruar pranë fotografit të njohur të qytetit, Pietro Marubi, i cili e ndihmoi Kolën për të ndjekur studime për pikturë në Venecia. Por, i pa mësuar me disiplinën në shkollë, pas 6 muajsh, Kola braktis mësimet pas dhe fillon të punojë pranë piktorëve dhe artistëve vendas. Kur kthehet në Shkodër. 1871, ai realizon pikturat e para; një prej të cilave “12 luftëtarët e Pargës në lundër” në përkujtim të largimit të paraardhësve nga Parga drejt Himarës. Në vitin 1883, Idromeno realizon veprën “Motra Tone”, portreti i parë psikologjik i pikturës realiste të periudhës së rilindjes shqiptare. Nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, pikturat e Idromenos u shfaqën në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare si në Budapest, Romë, Bari, Nju Jork etj. Fusha të tjera ku Idromemo spikat janë skulptura dhe arkitektura – me rreth 60 ndërtime private e publike në Shkodër të projektuara prej tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>