Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

peleshiMinistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi hodhi poshtë mundësinë që ishulli i Sazanit të provatizohet apo të kalojë në përdorim të ndonjë individi privat.

Ai u pyet në Komisionin e Sigurisë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, sipas të cilit dyshohet që edhe zjarret në ishull kanë qenë të qëllimshme.

 

Salianji: “Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj? A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.  A ka kapacit qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?”, deklaroi më tej Salianji.

Peleshi: Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet mbasa ndihmuese e Sazanit. Nuk ka kërkesë, indicie, privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja.

bw

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>