Drejtori Rajonal për Europën Dr. Hans Kluge vlerësoi masat e qeverisë shqiptare për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.
“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë shqiptare për përgjigjien e shpejtë dhe vendimtare ndaj Covid19. Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk pësoi një valë të parë, pasi vendosi menjëherë të hynte në kontroll strikt. Që nga janari qeveria shqitparë ka ngritur instrumenta të strukturuar përfshirë edhe 3 strategji të qarta”, tha Kluge.
Dr. Kluge ka vlerësuar Shqipërinë që në këto kohë të vështira ka marrë vendimin për rritjen e pagave duke u bërë model për vendet e tjera.
“Ndihem i inkurajuar nga investimet e qeverisë shqiptare në burimet njerëzore. Ministrja ma konfirmoi rritjen e pagave prej 40% në këtë kohë të vështirë. Ky është një shembull i mirë që unë do t’ua jap dhe vendeve të tjera. Nuk mund të kemi përgjigjie të fortë ndaj Covid19 nëse nuk mbështesim punonjësit e shëndetësisë. Kur të mbarojë lufta kundër Covid19 ne duhet të sigurojmë kushte më të mira për personelin shëndetësor kudo në botë”, tha dr. Kluge.
Lidhur me testimet, Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge tha se vetëm testimet nuk janë zgjidhja për parandalimin e COVID-19. Ai vuri theksin se testimi, gjurmimi, dhe izolimi janë hallka shumë të rëndësishme, ndërkohë që tha se OBSh do të mbështesë Shqipërinë me testet e shpejta.
“Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dalë, testimi është i rëndësishëm, pro pastaj duhet të ndiqet reth për ta ndaluar, duhet të një testim më i shpejt prandaj i rëndësishëm që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejtë. OBSH do të ndihmojë Shqipërinë me 200,000 teste të shpejta”, tha Kluge.
Gjatë fjalës së tij Dr. Kluge tha se marrëveshja e nënshkruar është një hap pozitiv dhe se OBSH do të vazhdojë të jetë partner i privilegjar i Shqipërisë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes 2-vjeçare është një hap pozitiv në punën e përbashkët për mirëqenien dhe shëndetin. Kemi nevoje për shëndet të fortë, për sisteme të forta shëndetësosë dhe për siguri të fortë. Mund t’ju siguroj se sfidat që përballet Shqipëria nuk janë vetëm për shqiptarët. Jemi të gjithë bashkë dhe do të vazhdojmë të jemi partner të privilegjuar të Shqipërisë”, tha Dr. Kluge.
Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore me ftesë të Ministres së Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
voa