Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit.
Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale.
Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen 339, disa prej të cilëve nuk janë gjetur.
Po zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës.
Janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtar të Ervis Martinajt
Operacioni lidhet me një sërë atentatesh të shtrija gjatë në kohë.
Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim. Asnjë prej tyre nuk është arrestuar.
Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.
Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.
Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.
Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.
Përmes këtij operacioni janë hedhur dritë mbi disa ngjarje kriminale, mes tyre dhe atentati ndaj Bardhok Planajt, atentati ndaj Taulant Pepës.
Janë zbardhur vrasjet e njerëzve të Ervis Martinaj që si shkak i përplasjeve janë bërë lojrat e fatit.
Përplasje mes vëllezërve Bami dhe Avdyajve të cilët më herët kanë qenë miq dhe kanë pasur relata të mira u kthyen në armiq e rivalë të njëri-tjetrit.
Nga 50 urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli.
Bruli është i dyshuar për veprimtari kriminale. Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion. Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.
Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje. Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.
Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.
shekulli