OSBE “korrigjon” deklaratat e Borschardt për paratë e drogës

osbe-tiranaPrezenca e OSBE-së në Tiranë, me anë të një postimi në “Twitter” është munduar të sqarojë deklaratat e bëra mbrëmjen e së mërkurës nga ambasadori Bernd Borchardt, në televizionin “Ora News”, sipas të cilit në Shqipëri qarkullojnë dy miliardë euro të ardhura nga kanabisi, të cilat mund të përdoren për të blerë deputetë.

OSBE-ja thekson se dy miliardë eurot kanë qenë në vitin 2013. Më tej, ajo vlerëson luftën kundër kanabisit, duke nënvizuar vitin 2016, ku mbi 2.5 milionë rrënjë janë shkatërruar.

E në fund, prezenca e OSBE-së në Tiranë iu bën thirrje partive politike që të mbajnë larg fushatës elektorale dy miliardët e vitit 2013, por edhe paratë e tjera të pista që mund të vijnë nga kanabisi i ri.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>