OSBE/ODHIR Blerja e votave ka minuar zgjedhje demokratike

Misioni i Vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR- it publikon raportin paraprak të gjetjeve dhe konkluzioneve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri

osbeStandardet e OSBE-së, të Këshillit të Europës dhe ato ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershmesi si edhe zbatimi i legjislacioni shqiptar janë vënë në lupën e vëzhguesve ndërkombëtarë që vëzhguan zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri. Sa dhe si u respektuan këto standarde dhe legjislacioni vendas? Një përgjigje përfundimtare dhe notën Shqipëria do ta marrë në raportin përfundimtar, pas disa muajsh. Por raporti paraprak i gjetjeve dhe konkluzioneve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it dhe Këshillittë Europës, që u paraqit një ditë pas zgjedhjeve ( 22 qershor 2015) ka evidentuar tiparet kryesore të këtyre zgjedhjeve. Në një konferencë shtypi, të zhvilluar në Tiranë Ambasadorja Audrey Glover, kryetarja e këtij misioni, duke paraqitur këtë raport tha “dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e vlerësuar pozitivisht, por u vunë re votime në grup dhe parregullsi proceduriale. Kemi konstatuar që grupe aktivistësh partiakë kanë qendruar jashtë disa qendrave të votimit në përpjekje për të frikësuar njerëzit, gjë që së bashku me parregullsi proceduriale duket se ka minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor”.

Blerje votash në mjedisin e turbullt të moszbatimit të kuadrit ligjor

Por nuk ka qenë vetëm presioni dhe parregullsitë proceduriale që kanë minuar këtë besim. Raporti paraprak flet për shqetësime lidhur me blerjen e votës, nga dy koalicionet kryesore që garuan më 21 qershor: Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga PS në pushtet dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, nga PD në opozitë. Raporti vë në dukje që të dyja palët u kanë treguar vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it se blerja e votave është bërë përmes “ dhënies së ushqimeve, pagesave financiare, marrjes nga partitë të kartave të identitetit të individëve dhe kthimi i tyre në fund të votimit”. Blerja e votave ka minuar zgjedhje demokratike edhe pse kuadri ligjor i Shqipërisë e bën të mundur zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, vhet në dukje në raport.

“Mungesa e vullnetit politik nga partitë kryesore politike për ta zbatuar kuadrin ligjor dhe politizimi i institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor ka penguar procesin zgjedhor.. Mungesa e qartësisë ligjore solli zbatim të paqendrueshëm të legjislacionit, i cili shpesh u perceptua përgjatë linjave partiake”theksoi ambasadorja Glover.

Lista të sakta zgjedhësish dhe hetime për shtim të tyre

Ambasadorja Glover vecoi si dukuri pozitive “saktësinë e listave të zgjedhësve”. Por ajo vuri në dukje që “ mbeten ende pezull hetimet e kryera nga zyrat e prokurorive në tri bashki në lidhje me shtimin e emrave në listat e zgjedhësve duke krijuar shqetësime për integritetin e sistemin e regjistrimit të zgjedhësve”

Një gjetje posztive në raportin paraprak të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it është përmbushja nga të gjitha partitë në garë e detyrimit ligjor për të përfshirë, gratëe në masën 50 përqind në listat për kandidate për kryetare bashkie. “Dhjetë përqind të kandidatëve për kryetar bashkie ishin gra, por gratë ishin të nënpërfaqësuara në komisionet e niveleve më të ulëta” thekson raporti o OSBE/ODIHR-it.

Zgjedhjet e 21 qershorit dhe hapja e negociatave të anëtarësimit me BE

Respektimi i standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike shihen si një tregues i rëndësishëm në përpjekjet e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE,një vit pas marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim. Ambasadorja Glover tha për DW se “ Raporti përfundimtar do të tregojë nëse zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë zhvilluar konform standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Detyra jonë është teknike, të vëzhgojmë dhe raportojmë. Janë struktura të tjera në nivel politik, që bëjnë vleresimin”

Autoritetet e Tiranës shpresojnë të hapin këto negociata në shtator të këtij viti dhe për këtë qëllim zgjedhjet e 21 qershorit konsiderohen prej tyre si një nga investimet kryesore. Pasi përveç rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimit të ligjeve, BE pret nga Shqipëria që ajo të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pas më shumë se dy dekadash zgjedhjesh problematike, me akuza të ndërsjellta të palëve për manipulim dhe vjedhje të votës, me dhunë verbale,fizike deri në vrasje.

Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 janë zgjedhjet e shtata lokale që zhvillohen në Shqiperi , që nga përmbysja e regjimit komunist. Përmes tyre do të zgjidhen 61 kryetarë bashkish dhe 1.595 këshilltarë bashkiakë. Ato u zhvilluan për herë të parë në bazë të narjes së re Administrativo- Territoriale të Shqipërisë. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>