Në rrjedhjen e miliona dokumenteve financiare të njohura me emrin “Pandora Papers”, figuron edhe emri i një kompanie shqiptare, “AL Energy Transmission”, e regjistruar në “parajsa fiskale”.
Kompania është paguar me rreth 3.5 milionë dollarë për konsulencën e saj lidhur me linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Rrjeti investigativ BIRN, në Shqipëri, ka botuar sot një shkrim ku thekson se firma boshnjake “Energoinvest”, e cila kishte fituar tenderin e interkonjeksionit në vitin 2014 e ka paguar kompaninë “AL Energy Transmission” me 1.5 milionë dollar; pra i ka dhënë këstin e parë një muaj pasi kjo kompani sapo ishte krijuar.
voa
<iframe src=”https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/6256582.html?type=video” frameborder=”0″ scrolling=”no” width=”640″ height=”360″ allowfullscreen></iframe>
https://www.zeriamerikes.com/a/6256582.html