Para 177 viteve u botua gazeta shqiptare ​“L’albanese d’Italia”

laalbanezeMë 23 shkurt 1848 doli numri i parë i Gazetës: “L’albanese d’ Italia” (Shqiptari i Italisë).

Kjo gazetë mbrojti të drejtat e shqiptarëve, duke radhitur fakte e argumente të historisë së Shqipërisë, me qëllim që të njihej edhe opinioni në Itali e më gjerë.

 

Në krye të saj qëndronte figura e Jeronim De Radës, rilindës i shquar i kohës.

 

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot këtë ngjarje të shënuar duke p;rmendur se  Shtypi i kohës na tregon, që ka dhënë ndihmesën e tij në fushën shoqërore, kultuore dhe politike gjatë periudhës së Rilindjes kombëtare shqiptare. Shtypi arbëresh lindi si nevojë e domosdoshmëri për vetë ekzistencën kombëtare dhe shoqërore të dhjetëra e mijëra pasardhësve të breznive që emiguran nga viset e ndryshme shqiptare, duke u ngulitur në trevat italiane në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XV, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut.

“L’albanese d’Italia” shërbeu gjithashtu si gazeta e parë për të formuar opinionin publik të komunitetit Arbëresh në Itali, duke sjellë në numrat e saj edhe lajme të ndryshme nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit.

De Rada është shkrimtar arbëresh dhe një nga publicistët më të vjetër shqiptarë.

Me këtë gazetë ai hodhi gurin e parë në themelet e shtypi kombëtar, ku pas kësaj gazete u botuan dhe një sërë titujsh të tjetër të rëndësishëm për kohën.

Gazeta ishte një tribunë e mirë për të përçuar mesazhet politike, shoqërore e kulturore në gjuhën italiane dhe pjesërisht edhe në arbërisht.

MHK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>