Paris, ceremoni për Kadarenë në Élysée

kadarePresidenti francez i dorëzoi personalisht shkrimtarit shqiptar dekoratën Komandant i Legjionit te Nderit, më e larta e Republikës franceze

Në Francë Presidenti François Hollande mbajti sot pasdite në Élysée, Pallatin presidencial, një ceremoni të veçantë ku i dorëzoi shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, dekoratën “Commandeur de la Légion d’honneur” (Komandant i Legjionit te Nderit). Kjo është deklarata më e lartë e Republikës franceze e cila jepet për merita të veçanta në fusha të ndryshme.

“Ju jeni një avokat i apasionuar i Evropës së kulturës”, iu drejtua presidenti Hollande, shkrimtarit Kadare.

“Ju jeni njëherazi dhe francez, evropian në zemër dhe universal në shpirt”, tha ai, duke e cilësuar Kadarenë si autorin e mrekullueshëm të historisë së Ballkanit.

I veçantë është fakti se Presidenti francez ka zgjedhur t’ja dorëzojë vetë dekoratën shkrimtarit shqiptar, dhe ajo që e bën edhe më të rëndësishme këtë ngjarje, është se ceremonia do të jetë individuale, ndryshe nga raste të tjera, kur vlerësime të tilla bëhen për disa personalitete njëherësh.

Në ceremoni morën pjesë edhe shumë të ftuar, anëtarë të kabinetit qeveritar francez, të asamblesë dhe senatit, ish presidentë të Francës, apo dhe personalitete të fushës së artit dhe kulturës. Nga Shqipëria ishin Kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila ndërkohë ka nënshkruar po sot marrëveshjen e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës.

Po sot, përpara ceremonisë dedikuar shkrimtarit Kadare, kryeministri Rama u pritet, për herë të dytë në harkun e dy viteve, në një takim bilateral nga presidenti francez Hollande. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>