PD: Nuk e votojmë “Byronë”. Rama: Drafti, në Komisionin e Reformës në Drejtësi

basha-sotTani nuk ka më asnjë pikëpyetje se projektligji i qeverisë për byronë kombëtare nuk pranohet nga opozita. Lulzim Basha e cilësoi atë një variant të njëanshëm dhe provokativ.

“Nuk do të votohet sepse një draft i tillë, në vend që t’i hapë rrugë hetimit të korrupsionit dhe krimit, mbyll dosjet e korrupsionit dhe bëhet mburojë për krimin. Sepse një variant i tillë dorëzon hetimin penal tek qeveria, çka është e papranueshme dhe s’është në përputhje me asnjë model europian, as me Kushtetutën e Shqipërisë, as me draftin e rakorduar me partnerët amerikanë dhe as me rekomandimin e Venecias”, theksoi Basha.

Lulzim Basha ishte i qartë kur foli për pikën që ndan palët tek Byroja e Hetimit: “Pika që na ndan është dakordësimi që ky institucion duhet të jetë 100% nën autoritetin e Prokurorisë, siç e parashikon Kushtetuta, siç parashikon Komisioni i Venecias,  siç kemi rakorduar me partnerët tanë amerikanë”.

Por tani që palët zbuluan plotësisht qëndrimin politik për projektligjin, fati i tij nuk është edhe aq i qartë. Sipas procedurës parlamentare, ai duhet të kaloje tek Komisioni i Ligjeve, por kryeparlamentari Ilir Meta e shmangu një përgjigje përfundimtare dhe la të hapur mundësinë që ligji të diskutohet edhe tek Komisioni i Reformës në Drejtësi, por gjithmonë në dakordësi me opozitën: “Si të dojë opozita. Ne nuk e miratojmë pa opozitën”.

Në vend të opozitës ka folur kryeministri Rama, i cili për të treguar se nuk ka ndryshuar qëndrim nga java e kaluar, e vendosi ligjin e “byrosë” nën juridiksionin e Komisionit për Reformën në Drejtësi.

Nëse kjo ndodh, kjo do të thotë që ndryshimi në ligjin për Policinë e Shtetit, ku përfshihet “Byroja”, do të trajtohet si pjesë e paketës së drejtësisë dhe miratimi i tij do të lidhet me fatin e reformës në drejtësi.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>