Avokati Spartak Ngjela për përplasjen Rama-Meta, tha në Open se përplasja e tyre është me mendësi komuniste. “Kjo përplasje është me mendësi komuniste. Ky është një debat që merret me individin, pra ka psikologji komuniste.
Kështu merrej edhe komunizmi. Merrej me individin. Sokrati ka thënë, intelektualët debatojnë për idetë, shtresa e mesme për eventet, ngjarjet, kurse injorantët merren me individin.
Në politikë ka akuza, por jo sulme të tilla. Ky e sulmoi dhe e çoi deri në zgrit, pse u pajtuan pastaj? Komunistët pajtoheshin”- tha Ngjela.
Top Channel