Policë dhe protestues të lënduar/ Në spital janë trajtuar 5 të rinj dhe 20 efektivë të rendit

protestaProtestat e së mërkurës dhe të enjtes kanë patur të lënduar nga të dy palët, si nga të rinjtë që protestonin por edhe efektivët e policisë të cilët ishin në krye të detyrës këto dy ditë.

Ekipi i mjekëve të urgjencës në Spitalin e Traumës në Tiranë kanë ofruar ndihmë mjekësore deri në orët e vona. Në urgjencë janë paraqitur 5 të rinj dhe 20 policisë. Por fatmirësisht, sipas zv. drejtorit të Spitalit të Traumës, Vrenoz Hodaj, kanë qenë lëndime të lehta me përjashtim të një efektivi të policisë, i cili vijon të jetë i shtruar në spital, për shkak se ka pësuar një frakturë të kërcirit.

Ndërkohë që një tjetër efektiv policie, i cili ka dëmtime të rënda në sy është duke u trajtuar në spitalin francez në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>