Presidentja e KE-së kërkon që Shqipërisë t’i shpejtohet hapja e negociatave

Ursula von der LeyenMegjithëse ka pak ditë që është zgjedhur në një nga postet politike më të rëndësishme në Europë, Ursula von der Leyen me shumë gjasë do të jetë një “avokate” e madhe e idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

Në një prononcim për “Der Spiegel”,  Der Leyen dha lajmin e mirë se duhen përshpejtuar procedurat për hapjen e bisedimeve për të çelur negociatat për këto dy vende të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Duhet t’u shtrëngojmë dorën këtyre dy vendeve, ndajmë të njëjtin kontente, jemi fqinjë. Nëse i mbyllim derën këtij rajoni, ne vetëm dëmtojmë veten,”- është shprehur ndër të tjera Presidentja e re KE-së për “Der Spiegel”.

Ne fakt kjo nuk është hera e parë që Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bën të qartë vizionin e saj që Ballkanin Perëndimor ta shohë në BE. Të njëjtin qëndrim ajo e mbajti edhe gjatë fjalimit në Strasburg ku o votua si pasuese e Jean-Claude Juncker.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>