Në kuadër të programit “100 fshatrat”, Kryeministri Rama zhvilloi një takim ditën e sotme me përfaqësuesit europian në vendin tonë, duke i ftuar të bëhen pjesë e këtij programi.
Edi Rama hodhi idenë e binjakëzimit të këtyre fshatrave me të tjerë në Europë, duke thënë se kjo do të ishte një ndihmesë e madhe. Rama u shpreh se fshatarët duket ta kuptojnë që nuk janë vetëm.
“Nëse do të bënim binjakëzime midis fshatrave me ata në vendet tuaja, të zhvillojmë modele për qasjet e përbashkëta midis zonave të ndryshme urbane, për të mbështetur edhe traditën. Iniciativa për partneritetin mund të jetë shumë e thjeshtë për secilin nga ju për të transformuar gjërat, që ndoshta ju po i bëni edhe në vendet tuaja. Ne duam t’i themi këtyre fshatarëve që nuk janë vetëm”, tha Kryeministri.
Më tej, Rama tha se këto do të jenë 100 fshatrat e parë që do të pësojnë transformim, por synimi është të shkohet edhe në fshatra të tjerë.
“Të bëjmë të pamundurën të mundurën. Të ecin në një drejtim dhe në koordinim të plotë, në mënyrë të bëjmë maksimumin. Synimi është që në të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti në vende të ndryshme dhe fshatra që mund të jenë pas tyre, në mënyrë që të kemi potencial edhe për fshatrat e tjera. Ne jemi të përqendruar në zhvillimin e agroturizmit, si një instrument shumë efikas për të luftuar varfërinë, përmes përdorimit të mirë të aseteve që mbizotëron Shqipëria. Në këto qasja janë të të nevojshme paratë, por më të rëndësishme janë njohuritë dhe ndërveprimet. Ne besojmë që mund të ndajmë informacione me të gjithë ju dhe mund të arrijmë maksimumin, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me investimet, por edhe me shkëmbimin e kapitalit njerëzor”, tha Kryeministri.
Top Channel