Projekti TAP, nisin punimet për ndërtimin e tubacioneve

tap tubacionetProjekti i ndërtimit të gazsjellësit Natyror Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri  ka filluar punimet ndërtimore për rrugët hyrëse dhe  urat ndihmëse në zonat e Korçës, Beratit dhe Fierit si dhe fillimin e shpërndarjes së tubacioneve.

Përfitimet e Shqipërisë nga ky projekt janë të shumta, bazuar kjo edhe në pozicionin dhe peshën e Shqipërisë në pozicionin gjeopolitik.

TAP do t’i ofrojë vendit një burim alternativ energjie, siç është gazi natyror. Punimet e ndërtimit të tubacionit do kenë mundësi në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe të gjithë bizneseve të tjera.

“Rrugët e aksesit” do të jenë një tjetër përfitim nga ky projekt.  Lidhur me zonat specialistët e TAP thonë se, punimet mund të ndahen në tre seksione kryesore. Seksioni Devoll-Korçë, Seksioni qendror Çorovodë-Berat, përfshi malin e Ostrovicës si dhe sektori perëndimor nga Berati në stacionin e kompresorëve në pikën e daljes në Fier.

Gjatësia e tubacionit në Shqipëri është rreth 215 km dhe kompanitë sipërmarrëse kanë shumë eksperiencë në këtë fushë. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>