Protesta e opozitës, Ristani: Nuk ka më kohë për opozitë konstruktive, vetëm për protesta

protesta trPara Parlamentit ka nisur protesta e opozitës, ku janë mbledhur qindra persona. Protestës i është bashkuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

I pari që mori fjalën në protestë ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha: “25 vite më parë, jo shumë larg nga këtu, studentët dhe qytetarët u mblodhën bashkë dhe i dolën përballë regjimit më të egër që kishte njohur ndonjëherë ky vend. Sot, 25 vite më vonë, jemi prapë në këmbë, në protestë, sepse nuk mund të pranojmë një tjetër regjim po aq i padrejtë, po aq represiv”.

Ndërkohë, deputeti Genc Pollo theksoi se “kjo qeveri duhet të iki jo për politikanët e tjerë që t’i zënë vendin, por për njerëzit që jetojnë këtu”.

“Qeveria për dy vjet e ka bërë gjendjen e padurueshme. Qeveria Rama-Meta nuk ka bërë asgjë të mirë, vetëm të këqia. Sot, për shkak të buxhetit të Ramës dhe Metës dhe grabitjeve të tyre, popullit i ka shkuar aty ku nuk mban më. Nuk duam më qelbësira në qeveri dhe në parlament që votojnë ligjet e burgut. Po miratohet një buxhet pa rritje rrogash, pensionesh apo ndihmë sociale, por vetëm taksa”.

Nga ana e tij, Arben Ristani tha se nuk ka më vend për opozitë konstruktive, por për protesta: “Po miratojnë buxhetin që nuk do të rrisë rroga e pensione. Ndërkohë që populli varfërohet çdo ditë, këta vjedhin 400 milionë euro nga doganat. Kemi bërë opozitë konstruktive duke dhënë alternativa e duke kritikuar, por nuk vlejnë më kritikat, vetëm protestat.

Mendohet se janë rreth 1000 forca policie për të ruajtur rendin gjatë protestës së dytë të opozitës brenda 10 ditësh.

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë, domate dhe gurë.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>