Qeveria berisha votoi pro Dick Marty/ Votoi raportin zviceranit kundër Kosovës në vitin 2012

PrishtinaNë Hagë ndodhen drejtuesit kryesore të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ata janë nisur drejt kësaj gjykate pas akuzave të ngritura ndaj tyre, akuza që përfshijnë dhjetëra vrasje të kryera si një grup i strukturuar kriminal.

Kjo nuk është hera e parë që uçk dhe liderët e saj janë përballur me akuza dhe përbaltje dhe jo vetëm nga shteti serb. Në vitet 2011 kur Kosova kishte pak vite që shpalli pavarësinë, ishte senatori dick marty i cili hartoi një raport dhe një rezolutë ku ngriti akuza të rënda për vrasje dhe për ekzistencën e një spitali Brenda territorit shqiotar ku serbë dhe jo vetëm, të kapur rob, ju merreshin organet.

Dick marty akuzonte uçk si organizatore të trafikut të organeve. Raporti i tij problematik në fakt ngriti një hije dhe hodhi baltë ndaj luftës së uck. Senatori e paraqiti këtë raport në asamblenë parlamentare të këshillit të europës ku janë të prezantuara shumë vende europiane, edhe Shqipëria. Delegacioni shqiptar në këtë asamble përbëhej nga ish kryeministri Berisha, deputeti demokrat dhe ish numri dy i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali si dhe dy deputetët Damian Gjiknuri nga opozita dhe Shpëtim Idrizi. Ky është raporti i votimit të rezolutës së Dick martin. Në këtë raport thuhet se deputeti i PD, përfaqësuesi i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali votoi pro raportit. Ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Damian Gjiknuri ishin mes deputetëve që votuan kundër. Vetë kryeministri Berisha nuk morri pjesë në këtë votim dhe u zëvendësua nga deputeti i Pd Kastriot Islami pa të drejtë vote. Por Rusmali, një nga drejtuesit e delegacionit, përfaqësues i qeverisë së Berishës, dhe deputet i pd dha votën e tij pro raportit të Dick martin që akuzonte se uçk kishte ngritur burgje ilegale dhe i merrte organet e trupit të burgosurve, serbë e shqiptarë

RamaPërmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Dick Martyn për UÇK-në.

Ai i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta duke i pyetur se pse votuan pro këtij raporti që inkriminonte UÇK-në.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?” – shkruan Rama.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>