Në replikë me deputeten e PD, kryeministri Edi Rama pranoi se Shqipëria ka cmimin më të lartë të karburantit në rajon, por për këtë kreu i qeverisë dha argumentet e tij pse.
“Është e vërtetë nuk është sekret, ne kemi një cmim më të lartë se të tjerët në rajon. Por ndryshe nga të tjerët në rajon ne kemi taksat me të ulëta. Ndryshe nga rajoni ne bizesit të vogël nuk I marrim asnjë lek. Ndryshe nga rajoni ne vërtet e kemi më të lartë taksën mbi biznesin e madh por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike, dhe të gjitha këto janë para, sepse ne ju japim para të gjithë shqiptarëve që lëvizin me transportin public. Ne do vijojmë t’I japim para për naftën fermerëve, jo më larg se sot kemi folur për të shtuar sasinë, sepse ndryshe nga rajoni ne kemi një industri peshkimi që është në rritje të vazhdueshme. Sepse barrën e krizës do e shpërndajmë.
Këto janë të vërtetat e këtij moment, që është një moment shumë I vështirë, kërkon debat dhe ide të reja por nuk kërkon të vijojë avazi sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.
Nëse keni ide, jemi të lumtur t’i marrim idetë tuaja, por mos thuaj ne bëmë tavan cmimi, por nuk bëhet kjo. Vihet një tavan që askush mos shkojë më lart, ne jemi në ekonomi tregu, ku kemi një bord komunist aty, se nuk duhet të ishte, por është aty se është në kushtet e jashtënormales është një ndihmë, psikologjike e financiare, sepse në ekonomi tregu nuk hyn shteti të kontrollojë cmimet me dhunë. Por në këtë fazë ka një meritë, vendos një tavan ku të tjerët s’mund të shkojnë. Cmimi I naftës është komplet I qartë dhe ëndrrat në beze se cmimet në ekonomi tregu dhe kohë lufte mund të shkojnë në pikën sikur asgjë s’ka ndodhur, këto mund të bëhen vetëm për politikë.” u shpreh Rama.
Top Channel