Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional dhe universitar dhe çështja e azilantëve do të jenë në fokus të vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Mynih.
Lajmi për vizitën zyrtare të shefit të qeverisë bëhet i ditur nga Zyra e Shtypit në Kryeministri. Sipas komunikatës, Kryeministri Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Mynih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer.
Gjatë kësaj vizite, Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Dy delegacionet do të takohen ditën e premte (11 shtator), ku do të diskutojnë me Kryeministrin Seehofer mbi çështjet e interesit.
/Shekulli Online/