Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë për Top Channel, flet për samitin e Vjenës; ekonominë, duke shpjeguar me detaje operacionin kundër evazionit fiskal; për reformën në drejtësi, ku për herë të parë tregon se ç’do të ndodhë nëse mazhoranca nuk do t’i arrijë 93 votat për ndryshimet kushtetuese…
Kryeministri jep argumentet e tij, përse nuk ka probleme brenda koalicionit, siç është përfolur masivisht në media gjatë dy muajve të fundit. Shefi i qeverisë shqiptare pohon se do të ketë edhe reformim të Kodit aktual Zgjedhor.
Pjesë e intervistës janë edhe çështjet që lidhen me mosndëshkimin e zyrtarëve të lartë në qeverinë “Berisha”, të dyshuar për afera korruptive, dhe përse pas dy vitesh në qeveri, mazhoranca e majtë nuk ka zbardhur ende tragjedinë e Gërdecit, përfshirë dhe atë të 21 Janarit.
Dhe në fund, Rama flet edhe për koncertin e këngëtares Anastacia dhe çfarë e shtyu atë ta mbështesë këtë koncert.
Intervistën e plotë me kryeministrin Edi Rama, dhënë gazetarit Muhamed Veliu, do ta ndiqni në edicionet e lajmeve në Top Channel, gjatë ditës së sotme.
/ Top Channel