Rama në “Shqip”: Fluksi i azilkërkuesve, pasojë e manipulimit. Blushi? S’komentoj komentatorët

rama-shqipNë emisionin “Shqip” këtë të hënë është i ftuar kryeministri Edi Rama. Edi Rama përgjigjet për pyetjet e shumta në prag të  zgjedhjeve të para si kryeminister i vendit.

A janë zgjedhur kandidatët e duhur? Pse u zgjodh Erion Veliaj në Tiranë? Si e vlerëson Rama garën me disa kandidatë në kryeqytet? Pse po kritikon Blushi dhe cili është qëndrimi i kryeministrit për tezat e deputetit socialist? A po largohen shqiptarët prej politikave të qeverisë, apo lëvizja është krejt normale?

Intervista

Rudina Xhunga: Basha sot ju quajti kryeministër turist i një popullit refugjat…

Edi Rama: Tani që po mbaron sezonin 4-vjeçar turistik si kryetar i Tiranës, është një person kompetent për të folur për turizmin.

Rudina Xhunga: Po për personat që kanë kërkuar azil në Gjermani?

Edi Rama: Le të jemi të vërtetë dhe ta shikojmë në sy njëri-tjetrin. Lëvizja e lirë në Shqipëri është shoqëruar me një fluks përpjekjesh për të shkuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë, dhe përgjithësisht në Perëndim. Nuk është një fenomen shqiptar, nuk është një fenoment i ri. Sot Serbia ka dyfishin e fluksit të lëvizjeve në raport me Shqipërinë dhe po t’i referohemi lëvizjeve migratore nga të gjitha vendet ish-komuniste dhe që janë lëvizje me synim përfitimi në tregun e përbashkët të punës…bëhet fjalë për miliona. Në këto javë jemi përballë një ngjarje që natyrshëm me të gjitha vendet ku është hequr regjimi i vizave. Ka një spekullim të madh që ka keqpërdorur një fakt. Gjermania, dhe për këtë arsye flukset kanë qenë të drejtuara në Gjermani, sepse ka bërë me dije kërkesën për 45 mijë të huaj. Për të huaj që zotërojnë zanate shumë specifike dhe që janë të nevojshëm për tregun e punës në atë vend. Nuk bëhet fjalë për një hapje dyersh për të mikpritur dhe integruar njerëz që shkojnë atje për arsye ekonomike dhe për këtë arsye mundësitë për të qëndruar atje janë zero. Ky manipulim dhe nevoja e njerëzve për një jetë më të mirë, që nuk është rezultat i qeverisjes sot në Shqipëri. Nuk duhet të bëhet një arsye që njerëzit të shkojnë për të kërkuar azil sepse mundësitë janë zero dhe kthehen më të varfër se ç’janë nisur.

Rudina Xhunga: A ka qeveria përgjegjësi për këta elementë kriminalë që kanë manipuluar?

Edi Rama: Padyshim janë kapur dhe janë ndëshkuar disa. Nuk bëhet fjalë në Shqipëri, siç ishte rasti në Kosovë për struktura të dukshme. Bëhet fjalë për shumë marrëdhënie të ndërmjetme individuale. Është e kotë që këtë fenomen ta lidhim me një apokalips dhe është e turpshme që këtë që po ndodh ta lidhim me qeverisjen e vendit. Fluksi është në rënie. Ka shumë më pak përpjekje dhe do të bjerë fare dhe do të rikthehemi në trendin natyral. Atëherë çfarë do të themi që u rrit ekonomia? Është speklullim kur thuhet se kjo ndodh sepse nuk ka më shpresë se njerëzit nuk kanë më të ardhme.

Rudina Xhunga: Edhe Ben Blushi gënjen kur flet…

Edi Rama: Kemi një klimë biznesi që shkon në drejtimin e duhur sipas vlerësimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Unë nuk komentoj komentatorët. Jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte dhe mbi prova.

Rudina Xhunga: Burg për energjinë dhe pas dy vjetëve çfarë do të ngelet? Qytetet e ndryshuara? Reformat? Apo frika e burgut për të varfërit?

Edi Rama: Ky është një spekullim shumë i madh dhe unë këtu kam marrë shifrat. Kemi ndalur hemoragjinë në sektorin energjitik. Ishim në prag falimenti dhe është e njohur që për tragjeditë që nuk ndodhin nuk flet kush. Është frenuar një kolaps i sistemit dhe jemi në drejtimin e duhur dhe kemi mbi 350 mijë biznese dhe familje që janë futur në marrëveshje me kompaninë. Në këtë sektor janë arrestuar në flagrancë 1030 persona ku 790 janë biznese dhe vetëm 240 janë familjarë. Ky është bilanci i gjithë këtij spekullimi, burg…burg…burg. Kush vjedh energjinë elektrike, ose kush kujton se është më i mençur se të tjerët që e paguajnë atë një më një, është vjedhje dhe natyrisht që do të ndëshkohet sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Rudina Xhunga: Sa kohë do ju duhet që të bëhet shtet e më pas shteti të mendojë për qytetarët?

Edi Rama: Ju siguroj që përsa më takon, qeveria në të gjithë sektorët është duke ecur sipas planit dhe këtu do të jemi e do të flasim përsëri. Sot që flasim jemi gjatë operacionit. Nuk jemi në kushtet kur mund të themi që e kryem operacionin. Ne nuk kemi një shkop magjik. Nuk dimë ndonjë histori transformimi nga një gropë e madhe ku e gjetëm vendin në një vend të shpresës në 18 muaj. Nuk bëhet dot.

Rudina Xhunga: 21 Qershori nuk do të jetë test?

Edi Rama: Ne do të fitojmë zgjedhjet, por mua nuk do më shikoni duke thënë që ishte një test, por do më shikoni duke thënë që jemi në rrugën e duhur. S’ka shqiptar që nuk e ndjen dhe nuk e kupton që jemi në rrugën e duhur.

Rudina Xhunga: Tezat e Blushit thonë që s’jeni në drejtimin e duhur?

Edi Rama: Kam 18 muaj që çdo të enjte i përgjigjem të gjitha tezave që pse janë të gabuara kur ngrihen për të provuar që Shqipëria nuk po ecën në rrugën e duhur. Këtu dhe në çdo komunikim publik, do të më lejoni që t’u kujtoj se opozita ka fjalën, fjala është puna e saj, fjala jonë është puna. Jam i vendosur që shqiptarëve t’u flas me punë. Puna tregohet dhe shikohet.

Vazhdon…

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>