Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me reformën në drejtësi dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Rama shprehet se PD-ja kërcen si prifti nga belaja për reformën në drejtësi, të cilën në të vërtetë nuk e do, por i duhet të bëjë sikur e do.
“Vajmedet PD, që kërcen si “prifti nga belaja” e di mirë ky popull sa e do reformën në drejtësi, po e di edhe ti që do s’do, do bësh sikur do!..
..Dhe jo vetëm do bësh sikur do, po do bësh edhe sikur po na bind edhe neve! Bëj ç’të duash e thuaj ç’të duash, po nxito se duhet të votojmë!
E sa për vizitën në SHBA ka një dallim vajmedet PD: Dje ambasada bënte zhurmuesin në takimet e opozitës, sot opozita mikpritet në ambasadë:-)”, shkroi Rama në postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale.
/ Shekulli Online /