Gjendja e kryepeshkopit, Lumturisë së Tij, Anastas është e rëndë.
Pak para orës 12:00, sipas orës lokale gjendja u rëndua edhe më shumë. Aktualisht, mjekët ende nuk janë të bindur nëse do të duhet ta operojnë apo të mos ndërhyjnë pasi vlerësojnë se organizmi i tij nuk do të mund të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale.
Bashkëpunëtorët e Kryepeshkopit thonë për Top Channel se gjendja e Tij është e vështirë dhe se mjekët po vijojnë ekzaminimet dhe e mjekojnë atë me metodat më moderne.
tch