“Sa më shpejt bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”/ Varhelyi takon ministrin e Jashtëm gjerman

Varhelyi MassKomisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass.

Mësohet se në foks të diskutimit ka qenë procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ku është folur edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë me anë të një statusi në “Twitter” Varhlyi shprehet se bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Diskutim i mirë sot me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamje mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të çuar përpara procesin e zgjerimit në Bashkimin Evropian, duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetja jonë për rajonin në luftën kundër COVID19 vazhdon”, shkruan Oliver Varhelyi.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>