Samiti i BERZH-it, Rama: Skema të reja kreditimi për bujqësinë

ramaKryeministri Rama ka publikuar në “Facebook” foto të samitit të BERZH-it, mbajtur ditën e djeshme në Londër. Bashkëngjitur me fotot e samitit, pjesë e të cilit ai ishte në cilësinë e kryeministrit të vendit, Rama shkruan se BERZH-i në raportin e fundit ka vlerësuar rritjen e ekonomisë shqiptare. Për kryeministrin, falë edhe mbështetjes së BERZH-t, sektori privat dhe konkurrenca mes ndërmarrjeve të vogla e të mesme do të vijojë të mbetet përparësi e qeverisë.

Dje në Londër, në Samitin e BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor me drejtues të qeverive dhe institucioneve financiare europiane, investitorë dhe sipërmarrës, ku u diskutua mbi potencialet dhe mundësitë në rajon për zgjerimin e investimeve të huaja dhe zhvillimin e mëtejshëm të projekteve ndër-rajonale.

Procesi i Berlinit, që nisi 2 vjet më parë, ka ndihmuar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë një progres thelbësor në fusha të ndryshme.

Gjatë vitit 2015, tregtia midis vendeve të Ballkanit Perëndimor u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Eksportet e Shqipërisë në rajon janë rritur me 216% në nëntë muajt e parë të 2015. Raporti ekonomik i Bankës Botërore për Shqipërinë, në tetor të vitit 2015 vlerësoi se “ekonomia shqiptare vazhdon të rritet, mbështetur kryesisht nga investimet private dhe eksportet neto”. Investimet e Huaja Direkte gjithashtu u rritën me më shumë se 100 milionë euro në nëntë muajt e parë të 2015, krahasuar me vitin 2014.

Qeveria shqiptare, falë edhe mbështetjes së BERZH do të vazhdojë të mbështesë me përparësi sektorin privat, konkurrueshmërinë dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme. Këtë vit do të punojmë me një mekanizëm inovator si Skema e Garancisë në Bujqësi, një linjë e dedikuar kreditimi për bankat shqiptare dhe institutet e mikrokredisë, për të financuar bujqësinë nëpërmjet projekteve inovatore në shkallë të gjerë. Gjithashtu, Krijimi i Fondit të Garancisë për Eksportuesit do të krijojë linja të reja kreditimi për ndërmarrjet eksportuese. (shekulli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>