Shqetësimi i Yuri Kim për SPAK, ambasadorja jep mesazhe për transparencë në zgjedhjen e drejtuesit

YuriAmbasadorja e SHBA në Tiranë Yori Kim paralajmëroi të gjithë të interesuarit e mundshëm që mund të influencojnë ne zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, të qëndrojnë larg nga ky proces.

 

“Është thelbësore që procesi të jetë transparent, që kreu i ri i të jetë i zgjedhur në bazë të kualifikimit dhe rezultateve dhe  i aftë dhe i vendosur të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ambasadorja  Kim la të kuptohet se ka tentativa të mundshme ose parapëlqime të mundshme me prapavijë politike për ndonjërin prej 3 kandidatëve.

“Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë i paprekur nga ata që kërkojnë të bllokojnë dhe të ndikojnë drejtësinë, nga ata që parapëlqejnë mënyrat e vjetra dhe për këtë shkak kundërshtojnë reformën në drejtësi”.

Pas këtij qëndrimi, po në të njëjtën ditë,  ambasada e SHBA në Tiranë thotë se ambasodoria Kim është takuar edhe me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja për të vlerësuar progresin ne zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë që merr për aspiratat e shqiptarëve në BE.

Prokurorët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili janë miratuar nga Këshilloi i Lartë i Prokurorisë,  për të garuar për kreun e SPAK. Pasi të kenë shpalosur platformat e tyre në KLP,  Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të duhet të zgjidhet me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të prokurorisë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>