Shqipëri, SPAK sekuestron pronat e Ylli Ndroqit

Ylli NdroqiNë Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi sot se Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për vënien nën sekuestro të pasurive të sipërmarrësit dhe pronarit të Radio-Televizionit ORA, Ylli i Ndroqi, I dyshuar të jetë i përfshirë në të kaluarën në trafik droge

Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe se nga shkëmbimi i të dhënave me autoritetet turke është vërtetuar se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Po ashtu njoftimi bën të ditur se në vitin 2006, Prokuroria e MIlanos në Itali ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij, pasi dyshohej si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Në kuadër të ligjit antimafia, Prokuoria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një numri të madh automjetesh, pronash, dhe aksionesh të zotëruara nga Ylli Ndroqi dhe familjarët e afërt me të, duke qenë se, sipas njoftimit, ekzistojnë dyshime se pasuritë e tij nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme.

Avokatët e tij thanë se bëhet fjalë për një sulm politik për shkak të një procesi gjyqësor me kryebashkaikun e Tiranës, Erjon Veliaj dhe njoftuan se do të ankimojnë vendimin e gjykatës.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>