Shqipëri, tre viktima nga moti i keq

permbytjet-shqiperiNë Shqipëri, moti i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që ka mbërthyer vendin që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar tre viktima. Në veri të vendit, në Klos, në rrethin e Matit, një 42 vjeçar është rrëmbyer nga rrjedha e lumit së bashku me makinën e tij. Po ashtu dhe në Tiranë, lumi ka nxjerrë trupin e pajetë të një burri rreth të 50-ave. Ndërsa në Jug, në Këlcyrë, një tjetër 50 vjeçar, humbi jetën, ndërsa erërat e forta e rrëzuan nga çatia e banesës së tij ku ai kishte hipur për të bërë disa riparime.

Moti i keq ka shkaktuar problem të shumta në zona të ndryshme të vendit. Në Veri, rreshjet e shumta të shiut dhe shkarkimet e detyruara nga hidrocentrali i Vaut të Dejës kanë krijuar një situatë të rënduar. Autoritetet vendore njoftuan se më shumë se 1500 ha tokë bujqësore janë permbytur në Dajç, Ana e Malit, Berdicë dhe Postribë, ndërsa më shumë se 50 banesa janë rrethuar nga uji. Bashkia ka vënë në gatishmëri konviktin “Safet Spahiu” për rastet e evakuimit të mundshëm të familjeve të rrezikuara.

Gjatë gjithë ditës, forca të repartit të ndërhyrjes së shpejtë FNSH gjenden në terrren në mbështetje të personave dhe familjeve që rrezikohen nga vërshimi i ujrave. Ndërsa në operacione shpëtimi janë angazhuar dhe forca të ushtrisë. Në një rast, është dashur ndërhyrja e një helikopteri që të shpëtojë një familje, banesa e së cilës ishte rrethuar nga uji.

Probleme ka patur edhe në akse të ndryshme rrugore. Autostrada Tiranë-Durrës, mbeti e bllokuar për disa orë gjatë paradites, duke u bërë e pakalueshme. Probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona për shkak të përmbytjeve dhe defekteve në nënstacione.

Ministria e Arsimit ndërkohë pezulloi procesin mësimor në të gjitha shkollat e vendit, të cilat do të qëndrojnë të mbyllura deri pasnesër, duke qenë se situate e motit parashikohet të mbetet e vështirë edhe në 48 orët e ardhshme. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>