Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket mbledhjes së të ardhurave, në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Ky është rezultati i raportit të fundit të Komisionit Europian për performancën e ekonomive të Ballkanit.
Në raport thuhet se niveli i lartë i evazionit fiskal dhe ekonomisë informale, si dhe rendimenti i ulët i tatimeve dhe doganave janë arsyet kryesore pse administrata nuk arrin të mbledhë të ardhurat. Për këtë vit, niveli i mbledhjes së të ardhurave në Shqipëri është 27.8% e PPK-së. Mbledhja e të ardhurave pritet të ruajë të njëjtin nivel edhe vitin e ardhshëm, për t’u përmirësuar në mënyrë modeste në vitin 2017, në vetëm 27.9%.
Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit mbledhin të ardhura gati dyfish më shumë, në raport me prodhimin e tyre kombëtar.
Të ardhurat kundrejt PKK-së
Shqipëria 27.8%
Maqedonia 31.6%
Mali i Zi 42.9%
Serbi 40.3%
Bosnje dhe Hercegovina 38.9%
Kosova 26.8%
/Shekulli Online/