Shqipërisë i shtohet një tjetër festë zyrtare, dita e Alfabetit

Igli HasaniPas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër festë, Këshilli i Ministrave e ka bërë fakt.

22 nëntori do të jetë Dita e Alfabetit.

Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushim.
Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha.

 

Në kongresin e Manastirut zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës.”, tha ai.

 

 

“Ai i 2015 nuk i përgjigjej realitetit”, Kumbaro prezanton vendimin: Ligji i ri për turizmin, garantojmë konkurrencë të ndershme

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot miratimin e ligjit të ri për turizmin. Gjatë prezantimit të vendimit të miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kumbaro tha se ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja që pësoi turizmi vitin që lamë pas.

“Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime për një ligj të rëndësishëm. Turizmi ka qenë e do jetë kryefjalë, ligji i 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja. Edhe vizioni I qeverisë është shumë më i avancuar se ligji i 2015. Kjo bënte të nevojshme nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja në tregun e turizmit, kërkesat e konsumatorit, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore. Është një mekanizëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit.

Garantojmë konkurrencë të ndershme, raport të ndershëm me tatimet në shtet. Gjithashtu institucionet e turizmit që janë brenda ministrisë, ishte e nevojshme që praktika reale të pasqyrohej në ligjin e ri. Nga ana tjetër japim disa nxitje në ligjin e ri për zhvillim të qëndrueshëm gjithëvjetor, me oferta. Fusim disa dispozita që japin një rëndësi më të madhe statistikave në turizëm. Ky draft ka muaj që punohet, është diskutuar në shumë tryeza dhe po ecën paralelisht me dy nisma të tjera, si strategjia kombëtare e turizmit 2024-2030, e cila do mbyllet brenda pranverës së këtij viti.”, -pohoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>