SPAK do të hetojë dosjen e 21 janarit 2011, xhaxhai i Aleks Nikës: Do të dorëzojmë audiokasetën ku jepet urdhri për vrasjen, Berisha, Basha dhe Prendi janë organizatë kriminale

21 janari

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve në bulevard më 21 janar 2011, deklaroi sot se njoftimi i SPAK se ka nisur hetimet për ngjarjen do të thotë se tashmë po hapet një derë për drejtësinë.

 

‘Sa u njohëm me vendimin e SPAK për ne është lajm i mirë, po hapet dera për drejtësinë për 21 janarin. Tash 13 vjet dosjet e Aleksit dhe të tjerëve janë ruajtur në sirtar për ndikime politike. Që kanë paralizuar hetimin e çështjes. Kemi besuar se shteti shqiptar duhet të ishte hetuesi i parë i çështjes dhe jo të zvarritej. Ato nuk kanë dhimbje si kemi ne për Aleksin dhe shumë të tjerë. Me gjakun tonë kanë abuzuar. Prokuroria e Posaçme ka hezituar por tani janë urdhëruar të hetojnë çështjen në mënyrë të gjithanshme dhe të dërgojnë para drejtësisë vrasësit urdhëruesit dhe ata që kanë prishur provat.’

 

 

Mark Nika e cilëson si organizatë kriminale ish-kryeministrin Berisha së bashku me ish-ministrin Basha që në atë kohë dhanë urdhër për vrasje për pushtet, së bashku me kryegardistin Ndrea Prendi.

“Është organizatë kriminale e drejtuar nga kryeministri, ministri i brendshëm, vranë njerëz për të mbajtur pushtetin. Vrasje politike që duhet hetuar. Kemi kasetën e ruajtur është pronë e jona dhe do dorëzojmë në SPAK. Aty del veprimtaria kriminale e gardës e drejtuar nga ministri i brendshëm dhe kryesisht nga kryeministri Berisha. Nuk mund të ndodhte vrasje, garda nuk qëllon njerëz të pafajshëm. Është bërë me urdhër të kupolës shtetëore. Gjithë veprimtaria e gardës atë ditë dhe momentin ku Ndrea Prendi ka urdhëruar të qëllohet në trup, të hapet zjarr në trupat e demonstruesve. Ju dha urdhër dhe kush ia dha. Vetë nuk mund të operoj pa lejen e eprorit.”

Mark Nika zotëron një video, ku sipas tij dalin hapur provat kriminale për 21 janarin, që ai do tja lërë në dispozicion SPAK-ut.

‘Është video e gjatë. Në pjesën që vërtetohet veprimtaria kriminale nuk është. Do e dorëzojmë në momentin, që SPAK e ka regjistruar jemi detyruar ta dorëzojmë. Prokuroria e Shkallës së Parë kishte trysni për ta hetuar. Është shtetit përgjegjës. Shteti duhet të mbronte njerëzit dhe i vrau. Minimalja të jepnin dorëheqjen. Këto nuk punuan si duhet, çështjen e mbyllën. Opozita e asaj kohe u tregua indiferente. Sot është e vështirë të hetohet në mënyrë të gjithanshme. Për këtë çështje është investuar edhe Parlamenti Europian. Kemi takuar drejtues të ambasadës amerikane. Edhe të këshillit të Europës, të gjithë na kanë dhënë të drejtë. Ka qenë rezoluta e Parlamentit Europian e konsideronte zbardhjen e çështjes si kusht për hyrjen në Europë.’

Nika ka rezerva edhe me opozitën e asaj kohe, qeverinë aktuale.

‘Ne nuk i falim vrasësit. Jetojnë sot si krajla me gjakun tonë. Bëjnë përpjekje që çështjen ta fshehin. Ne kemi paditur kryeministrin, ministrin e brendshëm për organizatë kriminale, si bandë e armatosur për të vrarë për pushtet. Vendosën të hakmerreshin ndaj opozitës së kohës. Opozita e kohës dhe qeveria aktuale nuk na kanë pëlqyer shumë. Drejtësia me qeverinë aktuale duhet bashkuar me ne për të kërkuar drejtësi që vrasësit të dënohen dhe të mos jenë më pjesë e parlamentit.’

Protestuesit në atë kohë u akuzuan nga Berisha se qëlluan njëri-tjetrin.

‘Ne na akuzojnë tani pse erdhët në miting, me duar në xhepa. Kemi një grup avokatësh që janë marrë me hetimin dhe leximin e provave, prova indirekte që fajësojnë ato që kemi paditur ne. Na krijon rrethana nëse ka predispozicionin SPAK nuk mund ti duhet më tepër se 1 muaj apo  2. Provat janë më se të mjaftueshme për të demaskuar këtë organizatë që vret njerëz në rrugë. Jo vetëm ti vras si Saliu apo qeveria, si kryeministër duhet të merrte masa që të mos ndodhte. Pas vrasjes krijoi panoramën sikur ishte vrasje mes veti.’-tha Nika për Report TV.

shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>